Etlira Elezi, nëna e një vajzë që u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të kësaj të shtune, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.
Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë. Pas konfliktit, Ramis Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me qira në katin e tretë ndërsa Etlirën pronari i shtëpisë e kishte siguruar në ambiente të tjera në kat të parë.
Duke folur për incidentin e parë të ndodhur mes çiftit, ai tregon:
“U grinë të dy, po pa e ditur ne sesi…rrinin të dy këtu në kat të dytë brenda. Erdhën me një grindje të vogël. Ajo iku në polici e denoncoi para 4-5 ditësh. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë se çfarë i bëri.”
Por, zënka e dytë mes çiftit përfundoi në tragjedi. Pronari i shtëpisë tregon se Etlirën e gjeti të mbuluar nga gjaku.
“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50.”
Ramis Mici, baba i dy fëmijëve nga martesa e parë, pasi ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij. /abcnews.al/