Covid në Gjirokastër, 50% e tamponëve, pozitivë

schedule17:38 - 29 Korrik, 2022

schedule 17:38 - 29 Korrik, 2022

Vetëm ditën e djeshme në Gjirokastër nga 58 persona me shenja të Covid, që u testuan, 31 prej tyre u konfirmuan pozitivë. Mes të infektuarve ka dhe fëmijë. Shefi I epidemiologjisë Arenc Brahimi thotë se të të prekurit nga COVID janë në gjendje të qëndrueshme, pasi janë të vaksinuar.

“Pothuajse 50% e atyre që kryejnë teste dalin pozitivë gjatë këtyre 5 ditëve ka rritje të personave pozitivë. Është vënë re rritje e moshave pediatrike nga 1 deri 8 vjeç. Ata që janë me Covid janë të vaksinuar me dy vaksina ndaj po e kalojnë lehtë.”

Brahimi ngre një shqetësim, kur thotë se të personat me Covid nuk izolohen. Ju kërkon të mos dalin nëpër rrugë të paktën 5 ditë, pasi përhapin virusin.

“Është për të ardhur keq se 70-80% e tyre nuk respektojnë masat I ndeshim në rrugë në supermarket. Ju bëjmë thirrje të vetë izolohen 5 ditë.”

Përhapja e Covid lidhet me papërgjegjshmërinë e të infektuarve, por dhe me kthimin e emigrantëve për pushime. /abcnews.al