Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një dalje për mediat sëbashku me ekspertët e informatikës dhe Drejtoreshën e AKSHI-t, ka bërë transpsarencë mbi sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.
Ajo tha se agresioni i disa ditëve më parë është një luftë e mirëfilltë nga e cila shteti shqiptar po mbrohet.
“Ky agresion ishte një luftë e mirëfilltë ku ne do të vazhdojmë të mbrohemi. Sistemet po rikuperohen sistemet po kthehen. Sot jemi këtu pa median për shkak të protokolleve të sigurisë, prandaj nuk kemi gazetarë në sallë. Lufta kibernetike është arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, dhe biznese”, tha Balluku.
/Abcnews.al/