“25 prilli”, Berisha: Të isha unë në krye të PD-së, Edi Rama nuk do të ishte sot në pushtet

schedule12:57 - 29 Korrik, 2022

schedule 12:57 - 29 Korrik, 2022

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është zotuar që të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë. I pyetur për mënyrën sesi PD do të organizohet për zgjedhjet lokale, Berisha tha se çështja e votës është jetike, ndërsa shtoi se zotohet që do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur.

Ndërsa kujtoi 25 prillin që demokratët e kanë cilësuar si “masakra elektorale,” lideri i demokratëve theksoi se nëse do të kishte qenë ai në krye të PD-së, Edi Rama nuk do të ishte sot në pushtet.

“PD në mënyrë absolute është e vendosur të bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Unë bëj atë që them. Të kisha qenë në krye të PD, Edi Rama kurrë nuk do të ishte sot në pushtet. Të bënte atë që bëri në prill, brenda javës do të largohej nga pushteti. Çështja e votës është jetike për shqiptarët. Ky është zotimi im, numër 1, më i rëndësishëm para shqiptarëve. Unë do bëj gjithçka që vota e tyre të numërohet. Siç ka marrë pushtetin Edi Rama duke numëruar votat në 2013. Siç u mund në 2009 dhe nuk kundërshtoi dot asnjë votë. Do të mundet dhe është i pashpresë,” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!