“Rreziku nga lufta në Ukrainë”, Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë

schedule08:34 - 29 Korrik, 2022

schedule 08:34 - 29 Korrik, 2022

Moldavia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë tjera, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita, u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare.

Ajo ka përmendur edhe nevojën e menaxhimit të valës së refugjatëve nga Ukraina.

“Rreziku për Moldavinë, për shkak të luftës në Ukrainë, është i lartë. Qeverisë i duhet më shumë pushtet”, tha ajo.

Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga 8 gushti deri më 8 tetor. Rreth 500.000 banorë të Ukrainës kanë larguar që kur Rusia nisi pushtimin në muajin shkurt, ndërsa rreth 100.000 prej tyre  janë strehuar në Moldavi.

Parlamenti i Moldavisë ka shpallur fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Kjo masë është zgjatur më pas përmes votimeve në prill dhe qershor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!