Gjermania po merr masa për t’u përballur me krizën energjetike dhe Hanoveri është qyteti, që deri tani po vepron në mënyrën më drastike.
Në të gjitha ndërtesat publike është fikur ngrohja dhe nuk do të ketë më dushe me ujë të ngrohtë, teksa vendi përballet me rrjedhjen e reduktuar të gazit natyror nga Rusia dhe dimrit sfidues për energjinë në vijim.
Tani e tutje, nuk do të ketë ujë të nxehtë për larjen e duarve në ndërtesat publike, as ujë të nxehtë për dushe në pishina, ambiente sportive dhe palestra, raporton BBC.
Rregulla do të ketë edhe për ngrohjen. Ndërtesat publike do të fikin ngrohjen nga prilli deri në fund të shtatorit dhe, në pjesën tjetër të vitit, do të funksionojnë me termostat në 20 gradë, megjithatë me disa përjashtime. Hanoveri do të ndalojë gjithashtu kondicionerët portativë ose ngrohje portative.
Qeveria gjermane ka përgatitur edhe opinionin publik për mundësinë, e cila tashmë duket e sigurt, për marrjen e masave për të kufizuar konsumin e gazit natyror dhe rritjen e ndjeshme të tarifave në tarifa.
Ndërkohë, edhe BE-ja ka rënë dakord të reduktojë konsumin e gazit natyror me 15%, megjithëse secili vend do të ketë lirinë për të zbatuar masat e veta. /abcnews.al