Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begajk ka përshëndetur 100 vjetrin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Përmes një postimi në Twitter, Begaj shprehet se në 100 vite ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve aleate dhe mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Begaj: 28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mezi pres të punoj nga afër në përmirësimin e bashkëpunimit tonë bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
/Abcnews.al/