Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore

schedule08:17 - 28 Korrik, 2022

schedule 08:17 - 28 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka  deklaruar se vendet perëndimore janë fajtorë për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe krizës së karburanteve, ndërsa ishte në një udhëtim në Etiopi si pjesë e një turneu gjashtë-ditor në Afrikë, sipas mediave të huaja.

Ai u takua me zyrtarë etiopianë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, duke thënë se problemet me tregun ndërkombëtar filluan në fillim të pandemisë dhe para luftës në Ukrainë. Lavrov  tha se qeveritë perëndimore përdorën triliona dollarë për të blerë ushqime pa ndonjë arsye thelbësore.

Lavrov shtoi se rritja e çmimit të plehrave është shkaktuar nga ajo që ai e quajti politikë e pamatur perëndimore e të ashtuquajturit tranzicion i gjelbër që sipas tij diskriminon burimet klasike të energjisë.

Afrika importon 40% të grurit të saj nga Ukraina, megjithatë, kjo u ndërpre për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Megjithatë, nënshkrimi i një marrëveshjeje për eksportin e drithërave ka sjellë shpresë se këto ndërprerje mund të zgjidhen së shpejti.

/abcnews.al