“Ilir Meta, bashkëpunëtor i sigurimit, doli i pastër nga verifikimi”, letra e Autoritetit të Dosjeve, Nikolla: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë

schedule13:07 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:07 - 27 Korrik, 2022

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me letrën e Autoritetit të Dosjeve sipas të cilës, një zyrtar i lartë, Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti thekson se pavarësisht kësaj, Meta doli i pastër nga verifikimet e dy komisioneve të posaçme dhe kjo përbën problem.

Nikolla tha se thirri në mbledhje krerët e grupeve për t’i vënë në dijeni për këtë letër. Kryeparlamentarja  e cilësoi si tronditëse dhe se Kuvendi duhet të reagojë.

Lexo edhe: Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, 140 faqe në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit

Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër.

Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Nikolla. /abcnews.al