Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Marash Qerimin, protestuesin i cili u arrestua dy ditë më parë për dhunën e ushtruar në protestën e 11 majit. Prokuroria gjatë seancës tha se Qerimi është një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta. Mbi Marash Qerimin rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Në protestën e 11 Maj 2019, protestuesit kaluan kordonin e policisë të vendosur përpara godinës së kryeministrisë dhe hodhën flakadanë, bomba molotovë e benzinë por nuk mungoi edhe kundërpërgjigja e policisë dhe gardës në ushtrimin e forcës dhe përdorimit masiv të gazit lotsjellës, Nga kjo protestë, u arrestuan 50 persona./ABC News Albania 24/7
Gjykata e Tiranës lë në burg Marash Qerimin
schedule15:20 - 18 Maj, 2019
schedule 15:20 - 18 Maj, 2019