Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, 31, 23, 21 dhe 26- vjeç nga Tirana dhe ka proceduar 2 të tjerë në gjendje të lirë, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë, pasi gjatë kontrollit iu gjet në një sasi lënde narkotike
Sipas burimeve të policisë, për prova material, janë sekuestruar 12 doza të dyshuara kokainë, 4 aparate celular, 1 automjet dhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Policia në njoftimin e saj zyrtar tha se të arrestuarit e kryenin aktivitetin e tyre në ambientet e lokaleve që frekuentonin./ABC News Albania 24/7