Sot në orën 11.00 kryeministri Rama ka thirrur në një takim të zgjeruar kandidatët vendorë për kryetar bashkie e këshilltarë.
Takimi do mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe të pranishëm do jenë edhe ministrat e qeverisë, një pjesë e të cilëve, janë të angazhuar si drejtues politikë në qarqe.
Vetëm një javë më parë, socialistët publikuan emrat e kandidateve të tyre për zgjedhjet vendore.
Kryeministri Rama vazhdon të përsërisë se në 30 qershor do ketë zgjedhje, pavarësisht se opozita ka refuzuar të marrë pjesë në to./ABC News Albania 24/7