Një axhendë dyditore është ajo që sot ka nisur Edi Rama në Bruksel. Kryeministri do të takojë presidentët e tre institucioneve kyçe të BE-së, Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Europian, si shefen e politikës së jashtme të Unionit. Qëllimi i vizitës është sigurimi i mbështetjes për çeljen e negociatave.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Bruksel me një axhendë të ngjeshur dyditore dhe me një objektiv të qartë:
«Të kërkojë mbështetjen e krerëve të institucioneve kryesore të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian». Ai do takohet pasditen e të hënës me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Institucioni të cilin ai përfaqëson ka në dorë fatin e hapjes së negociatave të anëtarêsimit tê Shqipêrisë nê Bashkimin Europian. Vendimi në fjalë merret me unanimitet në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Të martën në mëngjes, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në eventin e përvitshëm «Miqtë e Europës», të fokusuar te sfidat e integrimit të vendeve të Ballkanit dhe mjeteve të Bashkimit Europian për të nxitur një zgjerim relativisht të shpejtê tê kësaj organizate. Kryeministri Rama do tê takohet më pas me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini, ndërkohë që në pasditen e të martës do të takohet me presidentin e Parlamentit Europian, Antionio Tajani dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Komisioni Europian është i predispozuar të prezantojë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në prill, por është në pritje të rezultateve konkrete të zbatimit tê proçesit tê Vettingut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Takimet e kryeministrit Rama me presidentët e tre institucioneve kyçe të Bashkimit Europian do të vijohen nga konferenca për shtyp./abcnews.al
https://youtu.be/AbHJzkr0ccY