Lufta në Ukrainë: 18 mjekë të vrarë dhe qindra spitale të dëmtuara

schedule12:48 - 25 Korrik, 2022

schedule 12:48 - 25 Korrik, 2022

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se të paktën 18 punonjës të shëndetësisë u vranë dhe gati 900 objekte u dëmtuan ose u shkatërruan në pushtimin rus të Ukrainës, i cili hyri në muajin e tij të gjashtë.

Në një postim në Facebook, ministria e shëndetësisë tha se më shumë se 50 punonjës mjekësor ishin plagosur nga sulmet ruse që nga 24 shkurti, kur Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në luftën më të madhe të Evropës që nga viti 1945.

Në postim thuhet gjithashtu se 123 objekte mjekësore në Ukrainë u shkatërruan plotësisht nga pushtimi, ndërsa 746 të tjera kanë nevojë për riparime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!