Pas humbjes në derbin ndaj Dinamos në sfidën hapëse të kampionatit, Lokomotiva e Zagrebit gjeti fitoren e parë sezonale ditën e djeshme, pasi mposhti 2-1 me përmbysje skuadrën e Osijekut.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Enis Çojak ishte një nga protagonistët e përmbysjes, pasi asistoi në golin e barazimit, teksa për ndeshjen mjaft të mirë që bëri, u vlerësua duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.
Çokaj ishte titullar bashkë me mbrojtësin tjetër shqiptar Jon Mersinaj, ndërsa në stol ishin Sherif Kallaku, Indrit Tuci dhe dy futbollistët e Kosovës, Salihu e Smakaj. Nga këta, vetëm Tuci pati mundësinë të zbresë në fushë për 10 minutat e fundit të ndeshjes.
/f.a/abcnews.al