Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka deklaruar disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës.
Ndërsa sot në një lidhje me Skype nga Prishtina për “ABC e Mëngjesit”, ajo vazhdoi ta mbështeste të njëjtën deklaratë, duke theksuar se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime.
Rovena u shpreh se do të kishte fituar edhe më shumë, por tani është e angazhuar dhe nuk i dedikon më kohë.
“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja./abcnews.al