Të shtënat me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

schedule09:26 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:26 - 25 Korrik, 2022

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili u përfshi në një konflikt ditën e djeshme në Vlorë. Në kërkim është shpallur Eurel Liçaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky i fundit, dje në zonën e “Ujit të Ftohtë” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithçka nisi për vendin e parkimit.

Njoftimi i plotë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!