Rishikimi i figurës së Esat Pashë Toptanit bëri bashkë historianë dhe autorë veprash të kësaj figure në një simpozium shkencor. Qëllimi kryesore ishte ridimensionimi përmes fakteve të panjohura i një personazhi kontrovers që pati rolin e tij në etapa te ndryshme të historisë së Shqipërisë.
Përmes dokumenteve dhe artefakteve të zbuluara në arkivat e evropiane, studiuesit risjellin sigurinë e vërtetë dhe të anatemuar nga dy kohë të Esat Pashë Toptanit, Kryeministrit të tretë të shtetit shqiptar, pas Ismail Qemalit dhe Turhan Pashës.
Për autorin i librit, “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”, Ilir Ikonomin, Esat Pashë Toptanit i duhet njohur merita e kontributi i tij, për mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e vitit 1912
Mirela Bogdani, themeluese e “Tirona Intellectum” thotë se ridimensionimi përmes fakteve të panjohura është domosdoshmëri.
Gazetari Feridinant Dervishi nënvizon problemet e rishkrimit të historisë e cila është manipuluar. Studiuesi Gazmend Bakiu thekson faktin se gati për 1 shekull kjo figure ka qëndruar në hije pa marrë vendin e merituar.
Esat Pash Toptani ishte një personazh kontravers që pati rolin e tij në historinë e Shqipërisë. Ai ishte protagonisti si ushtarak, politikan dhe diplomat në ngjarjet me të mëdha të historisë së Shqipërisë./ABC News Albania 24/7