Është luajtur “El Clasico” e parë mer Barcelonës dhe Real Madrid në Las Vegas, ku kjo sfidë shkoi në favorin e të besuarve të Xavi Hernandez.
Katalanasit triumfuan me shifrat 1-0, ku Raphinha mbajti premtimin e dhënë para ca ditësh ku shprehej se mezi priste të luante kundër madrilenëve dhe se do iu shënonte gol.
Por protagonist në këtë sfidë nuk ishte vetëm Raphinha me golin e shënuar por në këtë ndeshje kishte edhe momente tensione dhe nervash, ku lojtarët tregonin “muskujt” ndaj njëri-tjetrit.
I tillë ishte rasti i Ronald Araujo dhe transferimit të bujshëm të “Los Blancos”, Antonio Rudiger, ku lojtari i Barçës i tregoi edhe “targat” gjermanit teksa në një moment e “parakaloi” në krahun e majtë me ish-mbrojtësin e Chelsea që nuk kishte shumë për të bërë veçse të shihte nga larg se si largohej kundërshtari.
Qué barbaridad, Araujo. pic.twitter.com/G03kL1ZTbF
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 24, 2022
Araujo and Rudiger had to be separated ? pic.twitter.com/kuDFSG23zW
— ESPN FC (@ESPNFC) July 24, 2022
Kështu, në vetëm një miqësore vere, mbrojtësi i Barcelonës i tregoi Rudiger se çfarë e pret gjatë sezonit kur të dyja skuadrat të përballen në La Liga dhe objektivat të jenë shumë të më rëndësishme. /f.a/abcnews.al