Nuk shihja veten në pasqyre nga turpi. Transformim total trupi në “Doktor Plastik”

schedule22:49 - 22 Korrik, 2022

schedule 22:49 - 22 Korrik, 2022

Sot në Doktor Plastik u trajtua historia e Marinela Vangjeli, një nënë singell. Në moshën 35 vjeçare Marinela e gjen veten të divorcuar dhe me një vajze 11 vjeçare në prag të adoleshencës.

Shqetësimi i kësaj nëne të re, ishte që të bëhej modeli më i mirë për të bijën dhe jo vetëm nga ana shpirtërore, por edhe fizike. E dëshpëruar pas divorcit, me disa kilogramë më shumë pas shtatzënisë, 35-vjeçarja vjen në Doktor Plastik për një total momy tuck.

Me disa ndërhyrje të realizuara nga Dr. Rezarta Kapaj në Spitalin Amerikan siç janë abdomenoplastika dhe lifting i gjoksit, Marineles i rikthehet jo vetëm besimi por edhe dëshira për të shijuar pas shumë vitesh plazhin me të bijën pa iu fshehur nga turpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!