4 të vërteta të vështira që tregojnë pse ai nuk ju ftoi për një takim të dytë

schedule09:36 - 22 Korrik, 2022

schedule 09:36 - 22 Korrik, 2022

Takove një djalë, shkove në një takim dhe ai nuk të kërkoi më të dilnit? Arsyet mund të jenë të shumta por ne do të fokusohemi në 4 të vërteta bazë që duhet të mësoni.

#1. Dallimet ideologjike

Politika, feja dhe sporti: Nëse personi me të cilin përballeni është i politizuar, ka besime shumë strikte ose mbështet me fanatizëm ndonjë grup dhe ju e sillni kundër ndonjërës prej tyre, ka mundësi që të mos dëshirojë t’ju shohë më. Disa njerëz janë shumë të rreptë me besimet e tyre dhe duan njerëz që janë po aq të rreptë pranë tyre. Problemi nuk është i juaji, thjesht është e rëndësishme të dini se ekziston mundësia që të jeni të pavlefshëm për një nga arsyet e mësipërme.

#2. Rrëfimet shumë personale

Rrëfimet personale do të ishte mirë që t’i lini për takimet e ardhshme, kur gjithsesi do të jeni afruar më shumë. T’i tregosh të gjitha për ish-et e tij ose sa erë e mirë kanë flokët e tij janë gjëra që nuk duhet t’i zbulosh.

#3. Vetëbesimi i tepërt mund t’ju lëndojë

Është mirë të kesh vetëbesim, por përpiqu të mos të dukesh shumë i lartë në takimin e parë. Tregoni sa mirë ndiheni me trupin ose personalitetin tuaj, por pa ekzagjerim.

#4. Tema e takimit ishte e gabuar

Ndoshta stresi yt te ka bere te harrosh dhe te flasesh nje ore per luften e 1821 sepse je e magjepsur nga historia, por çfarë te keqe ka ai qe ke përballë që doli me ty për te kaluar një kohë të qete dhe mbrëmje të bukur? Ndaj shmangni temat shumë “të rënda” dhe gjithçka do të jetë mirë mes jush./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!