Edhe pse prej vitesh Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, një ëndërr kjo edhe e popullit shqiptarë, duket se ende ka një hendek të madh tek njohja e institucioneve të unionit.
Pas hapjes së negociatave më 19 korrik, një video gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama u bë virale duke u shpërndarë nga pjesa më e madhe e qeverisë, dhe nga vetë kryeministri në rrjetet sociale. Ndërkohë në këtë video kishte një gabim për sa i përket emërtimit të institucionit, duke ngatërruar Këshillin Europain me Këshillin e Europës.
Duke folur në emisionin “Log.” kryenegociatori Zef Mazi e ka cilësuar këtë gabim si diçka që ndodh edhe brenda Unionit.
“Nuk është i vetmi gabim që bëhet nga ne, e ngatërrojnë Këshillin e Europës me Këshillin Europian. Është Këshilli Europian, Këshilli i Bashkimit Europian, dhe pastaj Këshilli i Europës. Edhe brenda unionit ngatërrohet”, tha Mazi.
Sa nevojë ka administrata të familjarizohet?
“Do duhet që nga ky moment e mbrapa të mundësohet. Se nuk e dimë se si janë raportote, Komisoni, Këshilli apo Parlamenti” tha Zef Mazi.
/abcnews.al/