“Keni xhaxhi Lulin aty, dil të të shohin…ja erdhi edhe gogoli…”, Rama batuta me fëmijët në Kuvend pasi ndërpreu fjalën

schedule11:56 - 21 Korrik, 2022

schedule 11:56 - 21 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ndërpreu fjalën sapo në e Kuvendit kanë hyrë disa fëmijë për të parë punimet e seancës plenare.

“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët. Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, u shpreh Rama.

Por pasi u ul në karrigen e tij, kreu i qeverisë nuk i la batutat duke i prezatuar fëmijëve disa deputetë të opozitës si edhe ish-kryetarin Lulzim Basha.

@abcnews_alRama-Berishës: Mbaroi historia jote, i padëshirueshëm, non grata. Ik tashi..♬ original sound – Abc News Albania

“S’mund të vazhdojë seanca se fëmijët kanë ardhur të dëgjojnë disa baballarë dhe nëna të përgjegjshëm. Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Dil të të shohin. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”, u shpreh Rama. /abcnews.al