Draghi kërkon ndërprerjen e seancës, drejt pallatit presidencial për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen

schedule09:53 - 21 Korrik, 2022

schedule 09:53 - 21 Korrik, 2022

Kryeministri italian Mario Draghi ka kërkuar ndërprerjen e seancës në dhomën e deputetëve, dhe ka shkuar në pallatin presidencial të Kirinalios për të takuar presidentin e republikës Sergio Mattarella.

“Në dritën e votimit të djeshëm të senatit, kërkoj që seanca të ndërpritet përkohësisht, sepse jam duke shkuar te presidenti i republikës, për t’i shpallur vendimet e mia. Në orën 12 pasdite (me orën italiane) do të kthehem këtu,” i tha Draghi kryetarit të parlamentit.

“Kemi bërë gjithçka bashkë në mandatin e kaluar”, u shpreh ai duke buzëqeshur deputetëve që duartrokisnin.

Mattarella, i cili disa ditë më parë nuk kishte pranuar dorëheqjen e Draghi, duke i bërë thirrje të mos hiqte dorë pritet të pranojë këtë herë dorëheqjen e kryeministrit teknokrat.

Sipas mediave të vendit, Italia po përgatitet për diçka jashtëzakonisht të rrallë në historinë politike të vendit, përkatësisht një fushatë elektorale në mes të verës. Sipas gazetës La Repubblica, zgjedhjet pritet të mbahen më 2 ose 9 tetor.

/abcnews.al