Sherr për radhën në tualet, 17-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin

schedule17:36 - 20 Korrik, 2022

schedule 17:36 - 20 Korrik, 2022

Një 17-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar pas një sherri se kush do hynte i pari në tualet.

Mediat italiane shkruajnë se adoleshenti shqiptar dhe ai egjiptian nisën të ziheshin për radhën. Pas sherrit verbal, shqiptari e goditi adoleshentin me thikë në dorë.

Një nga kujdestaret e konviktit ku jetonin të miturit ka dëgjuar britmat që vinin në korridor dhe ka shkuar menjëherë në drejtim të tyre.

Ajo ka gjetur 17-vjeçarin me plagë në dorë dhe e kanë dërguar në spital. Ndërsa shqiptari, i cili kishte hedhur thikën në tualet, është proceduar penalisht nga policia italiane. Dy të miturit jetonin në një strehimore në Bolonja.