Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare, rikthehet në funksionalitet “e-Albania”

schedule16:38 - 20 Korrik, 2022

schedule 16:38 - 20 Korrik, 2022

Që prej të premtes së javës së kaluar, portalet qeveritare janë shënjestër e një sulmi të rëndë kibernetik. Së fundmi Kryeministria ka njoftuar se platforma e-Albania është rikthyer në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Në një njoftim zyrtarë njoftohet se tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë dhe certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit). Po ashtu, bëhet e ditur se do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve, si dhe shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Lexo edhe: Shqipëria në shënjestër! Eksperti i sigurisë kibernetike në Abc Live: Janë paguar shumë para, qëllimi i organizatorëve

AKSHI, informon se për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e-Albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti. Ndërkaq, thuhet se AKSHI së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues, vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekësor, për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit, shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industrial, njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja, si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Lexo edhe: Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Kryeministria: E njëjta metodë si në Ukrainë, por kemi “back up” të sigurt

Më herët nëpërmjet një reagimi kryeministri Edi Rama tha se lufta ende nuk ka mbaruar dhe se pas sulmit fshihet një shtet i huaj. Po ashtu Rama ka përgënjeshtruar se ndaj qeverisë të jetë vendosur një gjobë 30 milion euro (pagesë në Bitcoin) nga hakerat, në mënyrë që të kthehet sistemi. Rama theksoi se ky është një lajm i pavërtetë dhe se autoritetet po punojnë që të kthejnë në funksion të gjitha shërbimet online.

Lexo edhe: Sulmi kibernetik, Rama i prerë: Hakerat s’na kanë kërkuar 30 milionë euro, pas tyre qëndron një shtet. Lufta s’ka mbaruar

Njoftim për mediat:

e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:
– Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
– Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
– Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:
– Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
– Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
– Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
– Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
– Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
– Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
– Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
– Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Duke falenderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kundërofensive ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë.

Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!