Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, Mesdheu më i rrezikuar ndaj ndryshimeve klimatike

schedule13:58 - 20 Korrik, 2022

schedule 13:58 - 20 Korrik, 2022

Zjarret që kanë shkatërruar pyjet janë një fenomen që po shqetëson Europën edhe këtë verë. Sipas komunitetit shkencor ndërkombëtar, intensiteti dhe shtrirja e zjarreve është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike që kanë ndryshuar tërësisht të gjithë Europën.

Por tani situata ka ndryshuar dhe zjarret që ne dikur i kemi parë në vende si SHBA-ja dhe Australia, po i shohim në vende të ndryshme të Mesdheut. Tashmë, ky fenomon ka prekur edhe Francën, ku mijëra njerëz në 24 orët e fundit janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në të njejtën kohë, zjarret e mëdha kanë shkaktuar probleme të mëdha në Spanjë dhe Portugali si edhe në zona të tjera të pjesës jugore të Europës.

Lexo edhe: Vala e të nxehtit, temperaturat e larta zhvendosen në Europën Perëndimore

Në veçanti, ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Francë, e cila konsiderohet si një nga vendet më të organizuara në parandalimin dhe trajtimin e zjarreve, është, sipas ekspertëve, prova më e madhe se sa i cenueshëm është bërë tani Mesdheu ndaj ndryshimeve klimatike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!