Trajneri portugez Jose Muorinho ko folur sërish rreth të kalurës së tij tek Manchester United. Luzitani tha se Pogba nuk ishte problemi i vetëm tek ishullorët.
Një ndër trajnerët më të suksesshëm në Europë Jose Mourinho rikthehet të flasë për të kalaurën e tij tek Manchester United dhe problemet në klubin anglez. Luzitani nuk fajëson vetëm Pogba për sezonin e dobët të Manchester por të gjithë lojtarët.
“Tek Manchester United problemet janë të shumta. Nuk mund të them se Pogba ishte i vetmi përgjegjës kur unë isha në stolin e kësaj skuadre. Para se të largohesha nga United deklarova se nëse do ta dërgoja këtë skuadër në vendin e dytë do të ishte arritja më e madhe në karrierën time. Tani tifozët e kuptojnë mesazhin tim. Nuk dua të analizoj atë që ndodhi tek kjo skuadër pasi koha më ka dhënë të drejtë. Unë e them me plot bindje se koha e ka vërtetuar gjithçka dhe se problemet nuk janë zhdukur ende edhe nën drejtimin e trajnerit Solskjaer”, përfundon Jose Mourinho.
Pas largimit të tij, Manchester United iu besua ish-lojtarit të kësaj skuadre Solskjaer, i cili arriti rezultate fantastike, por më pas ekipi pësoi një rënie të pa besueshme./ABC News Albania 24/7