Një kampion për skuadrën që militon në Championship. Middelsbrough ka “siguruar” portën, teksa ka huazuar portierin, Zack Steffen që u shpall kampion me Manchester Cityn.
27-vjeçari ka luajtur vetëm në dy sezoni me City-n dhe në to numëron gjithsej 21 paraqitje në të gjitha kampionatet.
Steffen u bashkua me “Citizens” në 2019-ën dhe ka kontratë me kampionët e Premier League deri në 2025-ën, ndërsa një pjesë të kohës nga ai vit deri në 2022-shin e ka kaluar në huazim te skuadra e Dusseldorf në Gjermani. /f.a/abcnews.al