Daçiç: Nuk është tërhequr urdhër-arresti për Haradinaj

schedule10:48 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 10:48 - 4 Dhjetor, 2017

Mediat kosovare raportojnë se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçic, deklaroi se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por ka theksuar se fletarresti nga INTERPOL-i është tërhequr me kërkesë të UNMIK-ut. Sipas tij kjo nuk do të thotë se urdhër arrestet janë tërhequr dhe ekziston një politizim i madh i kësaj çështjeje, pasi kur këta të kërkuar arrestohen, vendimi nuk shihet në mënyrë të paanshme.

Daçiç këmbënguli se Serbia do të vazhdojë të ndjekë penalisht politikanët kosovarë që kanë akt akuza në Serbi, dhe se tërheqja e urdhër arresteve do të nënkuptonte se është hequr dorë nga ndekja. Por Daçiç thekson se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as do të ndodhë pasi akuzat ndaj politikanëve kosovarë qëndrojnë ende.

Hardinaj u arrestua muaj më parë në Francë, si pasojë e urdhër arrestit të lëshuar nga Serbia për ‘të, por u la i lirë nga gjykata franceze në Kolmar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!