Pse nuk kishte përfaqësues të opozitës në Bruksel? Rama: Nuk e dimë kush është kush

schedule13:20 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:20 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka pasur përfaqësues të opozitës në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, pasi ende nuk dihet kush është kush në radhët opozitare, dhe ky problem nuk mund të çohej në selinë e BE.

Lexo edhe: “Historike”, Rama nga Brukseli: Shqiptarët kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi

“Për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë, mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo dhe më shumë se një, nga ana e opozitës, por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit, nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama.

/Abcnews.al/