Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në minierën e Bulqizës.
Minatori Sazan Deda, 52 vjeç ka humbur jetën teksa punonte në zonën 41 në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.
Njoftimi:
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al