“Prioritet mbetet Ballkani Perëndimor”, Varhelyi: Sot po bëjmë një hap të madh për integrimin e Shqipërisë dhe RMV

schedule10:29 - 19 Korrik, 2022

schedule 10:29 - 19 Korrik, 2022

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përshëndetur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi thekson se prioritet është Ballkani Perëndimor dhe ky është një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së . Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” shkruan Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

/Abcnews.al/