Një makinë ka marrë flakë në lëvizje dhe është shkrumbuar totalisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetasit J. S.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Abcnews.al/