VIDEO/ Rama dhe Kovaçevski në Bruksel, priten nga Von der Leyen

schedule08:41 - 19 Korrik, 2022

schedule 08:41 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski janë pritur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para nisjes së konferencës së përbashkët ndërqeveritare.

Ata kanë realizuar foto së bashku duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë pasi nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë.

Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prani propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të sot  procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama u nis drejt Brukselit./Abcnews.al/