Sulmi kibernetik, ekspertët: Rast i paprecedent për vendin, synim sjellja e destabilitetit dhe pakënaqësive

schedule21:35 - 18 Korrik, 2022

schedule 21:35 - 18 Korrik, 2022

Nga 1 maji thuajse të gjitha shërbimet në vend kaluan online dhe nga ky moment, vendi ynë është bërë target për grupe hacker-ash. Ky është shpjegimi që eksperti IT, Gentian Progni jep për sulmin kibernetik që ka prekur sistemet e vendit pas fundjavës.

“Në këtë moment jemi në luftë dhe mendoj që gjëja e mirë që ka sjellë ky sulm është rritja e përgjegjshmërisë për të investuar në tech e informacionit.”

Kurse, Igli Gjelishti, programues i sistemeve kompjuterike në një lidhje direkte me “Log” me Endri Xhafon thotë se sulmi është bërë me synimin për të sjellë destabilitet dhe pakënaqësi në vend.

“Nga ky sulm të dhënat as janë pjekur dhe as dëmtuar. Ky do ishte risku më i madh. Ky ishte qëllimi final, por nuk u arrit. Megjithatë ne jemi pa shërbime që të shtunën pas mesnate. Ky mbetet në dëm i madh për shoqërinë shqiptare.”

Që sot në mëngjes janë kthyer recetat. nuk janë dëmtuar të dhënat, sulmi është parandaluar në fazën e dëmtimit të sistemeve operative. Kurse, sa i përket sistemeve që janë për komunikimin me NATO-n dhe shtete partnere, ekspertët thonë se ato nuk janë prekur.

Progni dhe Gjelishti shpjegojnë se kemi të bëjmë me një sulm DDOS, që për fat të mirë nuk ka mundur që të arrijë deri tek prekja apo manipulimi i të dhënave.

“Është një sulm nga IP me një virus në shumë kompjutera nëpër botë…Pra janë goditur servera të ndryshëm, në të njëjtën kohë, në sasi të madhe. Janë goditur edhe portale mediash.”

Igli Gjelishti thekson po ashtu se synimi kryesor i këtij sulmi ishte tërheqja e vëmendjes me sulmin e parë, dhe më pas do të tentohej futja tek të dhënat.

“Ajo që u tentua të bëhej, termi run somwhere, u tentua por nuk u godit në shenjë. Kaloi e papërfillur, të dhënave u ishte bërë backup dhe u zëvendësuan. U tentua të tërhiqej vëmendja me këtë, e më pas të futeshin e të fshinin të dhënat. U goditën portale publike që janë fytyra e shtetit, u bë DDOS. Thelbi është që ka pasur mënyra të tjera.” /abcnews.al/