DURRËS – Një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit, duke rrezikuar të përhapet dhe në disa banesa. ABC mëson se deri më tani janë 5 banesa që rrezikohen nga flakët.
Era e fortë po përhap me shpejtësi zjarrin, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore kanë shkuar drejt vatrës për të bërë të mundur shuarjen.
Për shkak të erës së fortë është shumë e vështirë që flakët të vihen nën kontroll.
/abcnews.al