Vrau kolegun me kokë pas konfliktit të çastit, shqiptari arrestohet në Itali. Si ndodhi ngjarja

schedule15:59 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:59 - 18 Korrik, 2022

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane.

Ai akuzohet për vrasje dhe duhet të kryejë një dënim prej 7 vitesh.

Ngjarja ka ndodhur më 8 mars 2018 në Bientinë.

Pas një konflikti të çastit në vendin e punës, shqiptari goditi me kokë një koleg, shkruajnë mediet italiane. 

Si pasojë e dëmeve të shkaktuara, i dëmtuari ndërroi jetë pas një jave në spital./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!