Marcelo mund të përfundojë në klubin e Silvio Berlusconit

schedule16:35 - 16 Korrik, 2022

schedule 16:35 - 16 Korrik, 2022

Marcelo më në fund i tha lamtumirë Real Madridit më 10 korrik. 34-vjeçarit brazilian i ka përfunduar kontrata dhe është koha për të kërkuar një klub të ri.

Marcelo ka oferta nga Brazili dhe SHBA, por lojtari preferon të qëndrojë në Evropë.

Monza e Silvio Berlusconit mund të jetë hapi tjetër në karrierën e Marcelos. Shtypi italian raporton se tashmë janë duke u zhvilluar negociatat mes lojtarit dhe klubit.

Monza është rikthyer në Serie A dhe dëshiron të forcojë skuadrën për të qëndruar në Seriie A. /albeu.com/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!