“Falë Zotit nuk po vjen”, Mbretëresha u lumturua që Meghan Markle nuk mori pjesë në varrimin e Princit Philip

schedule11:45 - 16 Korrik, 2022

schedule 11:45 - 16 Korrik, 2022

Mbretëresha Elizabeth u ndje e lehtësuar që gruaja e nipit të saj, Meghan Markle nuk mori pjesë në funeralin e Princit Philip vitin e kaluar pasi tensionet u përshkallëzuan brenda familjes mbretërore, pretendon një libër i ri.

Markle nuk ishte aty personalisht ndërsa familja mbretërore nderoi burrin e Elizabeth më 17 prill 2021, megjithëse Princi Harry, u kthye në Britani për t’i dhënë lamtumirën.

“Falë zotit Meghan nuk po vjen”, u tha Mbretëresha ndihmësve brenda Pallatit Buckingham ndërsa përgatitej për shërbimet, sipas librit të ri të Tom Bower “Hakmarrja: Meghan, Harry dhe Lufta midis Windsors”.

Memoriali për Philip pasoi një intervistë bombë në mars me Oprah Winfrey, ku Harry dhe Markle thanë se racizmi ishte një nga arsyet kryesore pse ata u larguan nga Britania për në SHBA.

Markle tha se një person i paidentifikuar ngriti “shqetësime” për ngjyrën e lëkurës së djalit Archie.

Fragmente të librit, të botuar nga Times of London, e portretizuan shërbimin përkujtimor si të vështirë për Harry-n, i cili kishte hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe duhej të dilte publikisht me babain e tij Princin Charles dhe vëllain Princin William.

Harrit i ishin hequr titujt ushtarakë që kur u largua nga familja dhe nuk mund të vishte një uniformë ushtarake britanike në shërbim. Në vend që të përjashtonin Harry-n e larguar, babi dhe vëllai i tij veshën kostume në vend të uniformave, thuhet në fragment. g.v/abcnews.al