Marin Abazaj verën e shkuar kaloi te Dinamo, por pas gjashtë muajsh u rikthye në Pogradec dhe luajti me skuadrën e qytetit të tij.
Mesfushori qendror u aktivizua në 12 ndeshje në Kategorinë e Parë në gjysmën e dytë të kampionatit dhe shënoi tre gola.
Tashmë 21 vjeç, Abazaj do një tjetër eksperiencë në elitë dhe ofertat nuk i mungojnë. Madje jo vetëm nga Superiorja.
I riu ka edhe një propozim nga një klub i elitës në Kosovë, që pret një përgjigje nga mesfushori. Në ditët në vijim pritet të marrë edhe vendimin. / abcnews.al