U rrëzua në shtëpi? Gruaja e parë e Donald Trump vdiq nga një traumë e fortë: Çfarë thotë ekspertiza

schedule08:05 - 16 Korrik, 2022

schedule 08:05 - 16 Korrik, 2022

Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ndërroi jetë nga një traumë e fortë, thuhet në raportin e ekspertizës mjeko-logjore.

Vdekja e Trump u njoftua të enjten, por nuk kishte asnjë fjalë për shkakun e humbjes së jetës së 73-vjeçares, e cila u gjet pa ndjenja brenda banesës së saj.

Në deklaratën e mjekut ligjor nuk thuhej se çfarë i shkaktoi goditjet fatale në trupin e Trump, por përjashtoi se ato ishin të qëllimshme.

Mediat raportuan se Trump u gjet pajetë te shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, ndaj ka mundësi që ajo të jetë rrëzuar, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Rrëzimet janë shkaku kryesor i vdekjes për ata mbi 65 vjeç në SHBA, vëren The Guardian. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!