Presidenti amerikan Joe Biden është përshëndetur me grusht me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, siç raportohet nga televizioni shtetëror i vendit.
Vizita e Biden në Arabinë Saudite po vëzhgohet nga afër, me ekspertë që po vëzhgojnë gjuhën e trupit dhe retorikën e presidentit amerikan, ndërsa ai kërkon të përmirësojë marrëdhëniet e Uashingtonit me Riadin.
Gjatë kësaj vizite, Biden pritet të diskutojë për të drejtat e njeriut, një nga çështjet e shumta që shkaktuan “ngrirjen” e marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi shërbimet amerikane të inteligjencës arritën në përfundimin se princi i kurorës miratoi vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi në tetor të 2018.
Mohammed bin Salman mohon çdo përfshirje në vrasje.
Biden u prit me mbërritjen e tij në Jeddah nga guvernatori rajonal i Mekës, Princi Khalid al-Faisal.
Në pritjen e presidentit amerikan ishte e pranishme edhe ambasadorja saudite në SHBA, Rima bin Badar al Saud.
Televizioni shtetëror më pas transmetoi pamjet e Bidenit duke u mirëpritur në pallatin mbretëror nga Mohammed bin Salman./ABCNEWS.AL/