Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas një grindjeje në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë një 17-vjeçare.
Burime për Abc bëjnë me dije se e mitura banonte në një pallat 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë.”
17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njofton policia.
Burime bëjnë me dije se e reja ka dëmtuar të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup e krahë.
Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Abcnews.al/