Erdhën nga Selaniku, dy avionët grek nisin misionin për shuarjen e flakëve në malin e Çikës

schedule18:59 - 14 Korrik, 2022

schedule 18:59 - 14 Korrik, 2022

Dy avion të ardhur nga Selaniku kanë nisur misionin e tyre për shuarjen e zjarrit në malin e Cikës.

 

Vatrat e zjarrit në këtë mal vijojnë prej të paktën 4 ditësh, ndërsa për shkak të terrenit të thyer malor, zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë.

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës deri më tani ka djegur rreth 70 hektarë ndërsa vijon të djeg sipërfaqe me pyje.

/abcnews.al/