Pas një negociate që zgjati gati një vit, Ousmane Dembele më në fund ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Barcelonën, duke iu bashkuar Blaugranëve edhe për dy vite të tjera me një ulje të pagës.
Pasi nënshkroi dhe vendosi të qëndrojë në “Camp Nou”, francezi shpjegoi arsyet e rinovimit të tij, teksa u shpreh se gjithmonë ka qenë opsioni i parë të qëndrojë katalanas.
“Sot është një ditë shumë e lumtur, Barcelona ka qenë klubi im që kur kam qenë i vogël dhe shpresoj të ndihmoj. Ishin vite të vështira për dëmtimet, por tani është një kohë tjetër.
Qëndrimi ka qenë gjithmonë opsioni im i parë, ka kaluar shumë kohë por tani jemi të gjithë të lumtur dhe mezi pres të fillojë sezoni.
Qëllimi kryesor është të fitojmë tituj, ëndrra është Champions League dhe do të jap gjithçka për ta fituar. Do të punoj shumë dhe shpresoj që të jetë një vit i mirë për mua dhe për Barcelonën”, janë fjalët e para të sulmuesit francez pas rinovimit. /f.a/abcnews.al