Federico Bernardeschi është një lojtar i lirë në treg që pas largimit nga Juventusi në fund të qershorit.
Për ish-lojtarin e “Zonjës së Vjetër” ka pasur interesime nga Toronto në MLS si dhe disa skuadra nga La Liga të cilat e shikojnë të rëndësishëm Bernardeschin për sezonin e ri.
Në lidhje me këtë vetë ish-lojtari bardhezi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka thyen heshtjen dhe ka sqaruar se për momentin nuk ka firmosur me asnjë skuadër, dhe kur ta bëjë diçka të tillë do të jetë po vetë lojtari që do e komunikojë.
“Për momentin nuk kam nënshkruar me asnjë klub. Kur ta bëj do ta komunikoj vetë. Faleminderit”, ka shkruar Bernardeschi. /f.a/abcnews.al