4 kundër 2, sherr me kaçavida mes shqiptarëve në Itali, ndërhyn policia

schedule15:54 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:54 - 12 Korrik, 2022

Genova – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Certosa të Italisë ku protagonistët kryesorë janë 6 shqiptarë.

Ata kanë pasur një sherr mes tyre pasditen e djeshme, ku edhe janë përleshur duke përdorur mjete të forta e kaçavida.

Policia njofton se fillimisht, 4 shqiptarë kanë zbritur nga makina dhe kanë sulmuar 2 bashkatdhetarët pasi ditët e fundit u ishte ndaluar hyrja në një lokal nate.

Nga kjo ngjarje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

/abcnews.al/