Kërcënohet presidenti i klubit të Serie A ku luan lojtari i Shqipërisë

schedule12:20 - 12 Korrik, 2022

schedule 12:20 - 12 Korrik, 2022

Avokati Saverio Damiani, president i klubit të Lecces në Serie A ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, është kërcënuar së fundmi.

Në shtëpinë e tij është lënë një kokë derri, sikurse edhe në derën e zyrës së studios ligjore. Kjo e ka tronditur goxha Damianin.

Policia e Lecces është njoftuar dhe po heton për të zbuluar më shumë.  Kokat e derrit që ishin ende të gjakosura e të sapo-therura.

Gjithashtu kishte edhe një letër kërcënuese, detaje të së cilës ende nuk janë zbuluar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!