Presidenti në ikje, Ilir Meta, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë shqiptare duke thënë se krimi ka kapur shtetin.
Ai shton se miliona euro po grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.
Sipas kreut të shtetit, vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
Postimi i Metës:
Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
Koha nuk pret më!
/abcnews.al/